Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp pas barazimit 1-1 kundër Manchester City-t në gjysmëfinalen e parë në Champions League. Trajneri italian është shprehur se ekipi i tij nuk shqetësua aspak nga dominimi i kundërshtarit në 30 minutat e para, ndërsa më pas lëshon kritika për arbitrin. Ai shprehet se goli i De Bruyne-t duhej anulluar, pasi topi kishte dalë më parë jashtë vijës kufizuese.
Video e gabimit te arbitrit qe i kushtoi Realit
“City dominoi në 30 minutat e para, por nuk ishim të shqetësuar. Ne ishim të pozicionuar mirë pas dhe pritëm për momentin që të bënim tranzicionin me efiçencë Në pjesën e dytë ia dolëm të niseshim më mirë nga pas. Po, mund të fitonim.
Goli i De Bruyne-t? Ishte jashtë. Ishte jashtë. Nuk e them unë, e thotë teknologjia.
Më duket e rrallë që nuk e kanë kontrolluar mirë. Detajet e vogla… Një goditje nga këndi për ne nuk e panë. Arbitri nuk ishte shumë i vëmendshëm. Më dha karton të verdhë mua, jo lojtarëve që luajtën. Lojtarët meritonin më shumë kartonë të verdhë se mua”, ka deklaruar Carlo Ancelotti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/