Shqipëria ka shkruar historinë e saj në Eurovision, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e madhe të këtij kompeticioni të rëndësishëm. Albina dhe familja Kelmendi kanë elektrizuar skenën me këngën “Duje”.
VIDEO nga performanca fantastike
Votimi dhe performancat për këtë natë gjysmëfinale janë mbyllur dhe Shqipëria është bërë shteti i parë që është kualifikuar për finalen e madhe. Nga nata e parë, në finale kaluan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Krocia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.
Albina dhe Familja Kelmendi i sigurojnë Shqipërisë një vend dhe një shpresë më shumë për të qenë krah shteteve të mëdha që marrin pjesë në Eurovision 2023 duke e bërë edhe më të afërt ëndrrën për fitore.
Shqipëria u ngjit në skenë e katërmbëdhjeta, nga gjashtëmbëdhjetë performanca në total. Eurovision ka shpërndarë një pjesë të performancës së Shqipërisë dhe shkruan “E dua, e dua, e dua”.
Albina dhe familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për t’i shpalosur në Eurovision 2023, përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar, duke treguar dhe dashurinë për vendin e tyre.