Gazetarja Dalina Buzi e ka deklaruar hapur se kujt do t’i shkojë vota e saj për këshillin bashkiak në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se nuk do të votojë asnjë tjetër veçse kunatën e saj, gazetaren e mirënjohur Beti Njuma.
“Unë do iki të votoj kunatën njëherë, ajo e meriton”, shkruan Dalina, teksa vë në dukje punën e Beti Njumës ndër vite në gazetari.
Postimin e ka shpërndarë edhe vet Beti, duke konfirmuar kështu se të dyja ruajnë një marrëdhënie të mirë.