Humbja e kandidatit të Partisë Socialiste në Kavajë, Redjan Kralit, u prit me trishtim të thellë dhe lot nga mbështetësit e tij.
Pas shpalljes së rezultatin, mbrëmjen e djeshme mbështetësit e kandidatit socialist kanë shpërtjyer në lot. Përballë mediave ata e kanë përshkruar atë si një njeri me zemër të madhe i cili i është gjendur afër të gjithë atyre që kanë pasur nevojë.
Video nga momenti i simpatizanteve te deshperuar
“Ishte i drejtë e kishte zemrën e madhe, ka ndihmuar gjithkënd. Zoti ka për ti gjykuar. Je njeri i ndershëm i ke gjithë të mirat. Është njeri me zemër të madhe. Kavaja do fundoset nuk ecën më përpara. Medet për këtë popull që do i drejtojnë njerëz pa vlera. Turp të ketë populli i Kavajës që votoi për ata njerëz”, shprehet qytetarja.
Ndërkohë, Krali i cili pranoi humbjen, u shpreh se kjo ishte një garë të cilën ndonëse nuk e fitoi, fitoi miq dhe shokë shumë të mirë.
“Unë kam fituar miq të mirë shumë, jeta vazhdon. Ky është vendimi i bashkëqytetarëve. Realisht kam fitu shumë shokë”, tha ai.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, arriti të marrë 11.761 vota duke siguruar mandatin 4 vjeçar në krye të Bashkisë së Kavajës. Ndërkohë, Redjan Krali mori në total 10.903 vota.