15-vjeçari u vra në Gramsh duke ndarë shokët nga sherri, nis vaji në klasën e Fatjonit

Date:

- Advertisement -

Ditën e djeshme , pas një sherri me thika mes adoleshentëve, mbeti i vdekur, 15-vjeçari Fatjon Bici i cili u vra duke ndarë shokët nga sherri.

Në vendin ku u bë sherri dhe ku Fatjoni ndërhyri për të shuar konfliktin mes shokëve, por mbeti i vdekur pasi u vra me thikë, është vendosur një tufë me lule.

Ndërkohë në shumë hapësira të dukshme të qytetit të Gramshit është vendosur shpallja që lajmëron mbajtjen e ceremonisë mortore për 15-vjecarin.

Në shkollën “Asllan Shahini”, konkretisht në klasën ku mësonte Fatjoni, shokët e tij të hidhëruar kanë nisur vajin për mikun e tyre tashmë të ndjerë.

Në nder të kujtimit të Fatjonit, shokët e tij dhe mësuesit kanë vendosur një tufë me lule në bankën e klasës ku ulej i mituri.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...