Federata amerikane e futbollit ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në MLS. Listën e lojtarëve më të paguar e kryeson Xherdan Shaqiri, pasi paguhet 8.15 milionë dollarë.
Me vetëm një gol në MLS gjatë gjithë sezonit pas 18 në sezonin e tij debutues, ai nuk ka dhënë kontribut të mjaftueshëm për Çikagon Fire duke pasur parasysh se ai është lojtari më i paguar në ligë.
Ekipi i Shaqirit është në vendin e 13-të dhe sapo shkarkoi trajnerin Ezra Hendrickson. Shaqiri do i duhet një performancë dinjitoze për të justifikuar pagat e tij.
Ndërkohë Lorenco Insinje është i dyti në listë me 7.5 milionë dollarë, i ndjekur nga Javier ‘Çiçarito’ Hernandez (7.4 milionë), Federico Bernardeski i(6.3 milionë dollarë), etj.
PANORAMASPORT.AL