Personi në foto është Tafik Tashi, 58-vjeç, autor i dyshuar i vrasjes së kunatës së tij (motrës së bashkëshortes) Alma Qevani. Krimi i rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit.
Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë. Në dëshminë e tij, Tashi ka pranuar krimin dhe u shpreh se e vrau pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.
“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”.
Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht. Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.
“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.