I riu nga Korça u vra në Suedi, flet babai i Lauren Spahos: Kërkojmë ndihmë nga shteti të na sjellë trupin në Shqipëri

Date:

- Advertisement -

Pas vrasjes së djalit të tij Lauren Spaho në Suedi, Report Tv ka siguruar një dëshmi të babait të viktimës, Alket Spaho por pa praninë e kamerave. Familja e tij e ka ende dhimbjen shumë të freskët dhe nuk mund të prononcohen përpara kamerave. Alket Spaho ka rrëfyer lidhur me ngjarjen e rëndë, 10 ditë më parë ku humbi të birin, Lauren Spahon.

Sipas asaj që deklarojnë vetë familjarët 20 vjecari ka marrë vetëm një plagë në gjoks duke i dëmtuar aortën kryesore të zemrës.

Të rinjtë kanë qenë në pedonale të qytetit Karlstad të Suedisë aty ku Laureni u gjet mes një konflikti të çastit mes bashkëmoshatarëve të tij, konflikt ky që do i merrte jetën.

20 vjecarit nga Korça u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes ku qëndroi për 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ndërroi jetë.

Familjarët të gjendur përballë kësaj fatkeqësie të madhe kërkojnë ndihmë nga shteti për të sjellë trupin në Shqipëri pasi edhe pse kanë kaluar 10 ditë pas ngjarjes së rëndë ende nuk ka asnjë të re nga ambasadat. Policia suedeze ndërkohë ka shoqëruar të gjithë grupin e konfliktit dhe pas procedurave kanë mbajtur vetëm 3 prej tyre.

Lauren Spahon nga Korça kishte emigruar drejt Suedisë dhe punonte në ndërtim. Spaho kishte shkuar para rreth 7 muajsh në Suedi dhe gjeti vdekjen më 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por ngjarja u fsheh dhe nuk ishte bërë publike.

Ai ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe. Në disko ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë bashkëmoshatarët e tij, por më pas pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25 herë me thikë.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...