Tefta Malaj, bashkëshortja e shqiptarit Taulant Malaj që vrau vajzën 16-vjeçare Xhesika dhe “të dashurin” italian Massimo De Santis, nuk do të kthehet në shtëpinë e saj.
Shqiptarja e cila ka dalë nga spitali nuk dëshiron të kthehet në Torremaggiore, Itali pasi ndihet e persekutuar nga njerëzit që e urrejnë dhe fajësojnë për ngjarjen e ndodhur.
Avokati i saj mbrojtës tha:
Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të gjetur një shtëpi të re larg Torremaggiore, ku ajo absolutisht nuk dëshiron të kthehet të jetojë. Ajo ndihet e persekutuar nga të gjithë ata urrejtës që po e sulmojnë rëndë në rrjetet sociale, sikur ishte faji i saj për atë që ka bërë Taulanti. Të vetmit që po ndihmojnë tani janë punonjësit socialë cilët ndërhynë për të mbrojtur 5-vjeçarin e vogël Leonardo.
Më tej ai tha se Tefta kërkon edhe nënshtetësinë italiane pasi ka 18 vite që jeton në Itali dhe fëmijët i ka lindur në Itali.
Shpresojmë në ndërhyrjen e tij në kërkesën për nënshtetësinë italiane që Tefta ka bërë disa muaj më parë. Ajo jeton në Itali prej mbi 18 vitesh, dy fëmijët e saj kanë lindur në Itali dhe janë italianë. Ajo vetë është e integruar në mënyrë perfekte dhe e ndjen se është italiane në thellësi të shpirtit të saj.