Një krim i rëndë tronditi dy ditë më parë Gramshin, ku 15-vjeçari Fatjon Bici u vra me thika nga bashkëmoshatarë të tij, pas një konflikti të ndodhur fillimisht në rrjetet sociale.
Pas krimit të rëndë, miqtë e të miturit i kanë kushtuar mesazhe të ndjera në rrjetet sociale.
“Pse o Zot pse. Fatjoni im, zemra ime do të mungosh jashtë mase. Humori, buzëqeshja, zemra jote’- shkruhet në një tjetër video që mban foton e Fatjonit.
Policia ka arrestuar katër adoleshentët, teksa autori kryesor është shprehur para hetuesve, se Fatjonin e ka vrarë, pasi ai e ka goditur me grusht. Ngjarja e rëndë tronditi gjithë qytetin e Gramshit.