Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, ka treguar se në vendin tonë ka mbërritur telefoni zero, i cili mund të klonojë telefonin e një personi tjetër.
Gjatë një bisede në studion e “Top Story me Grida Dumën”, Karamuço tha se kjo është teknologjia e fundit izraelite se dhe përmes këtij telefoni ti mund të klonosh telefonin e personit që ke ngjitur vetëm duke i lënë sipër 20 sekonda celularin.
VIDEO nga shpjegimi i Karamuços
Madje, eksperti tha se organet ligjzbatuese në tavolina mes personash të tjerë kanë fillaur të mbajnë telefonat e tyre në portofol dhe jo afër njëri-tjetrit si i mbanin dikur. I pyetur lidhur me shumën që ky telefon mund të kushtojë, Karamuço tha se shkon deri në vlerën 25 mjë euro.
“Na ka ardhur në Shqipëri telefoni zero. Çfarë është telefoni zero? Është një teknologji e fundit izraelite që ky telefoni im mund të lihet mbi telefonin e Anilës vetëm 20 sekonda dhe mbasi e merr këtë telefon çfarë i vjen Anilës në celular më vjen dhe mua. Dhe unë mudn ti shkruaj e atij sikur i shkruan Anila.
Merr të dhënat dhe ky klonon telefonin. Ka filluar tani që në organet ligjzbatues nuk i mbajnë telefonat asnjëherë afër, gjithmonë i mbajnë në portofol ose këtu afër asnjëherë nuk mbahen afër. Ky telefoni zero mund të shkojë deri në 25 mijë euro”, tha Karamuço.