Nedim Bajrami e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e sotme kundër Monzës. Sasuolo humbi me shifrat 1-2, teksa pasi e pa veten në avantazh, do të përmbysej nga miqtë. Goli i parë u shënua nga vendasit në fundin e pjesës së parë.
Pas një krosimi të Bajramit, topi u ndal me dorë nga kundërshtari dhe Berardi nuk gaboi për të gjetur rrjetën. Ciurria do të barazonte dhe Pesina i dha goditjen e fundit Sasuolos për të dalë me tre pikët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/