Është shoqëruar me debat të fortë Post Big Brotheri mes Oltës dhe Gertit, dy ish-konkurrentëve të cilët nuk kishin marrëdhënie miqësore as brenda.
Olta akuzoi Gertin se ai ka hyrë brenda vetëm për të mbështetur Luizin duke çuar dëm mundësinë e tij, ndërsa Gerti tha se atë e urren gjysma e Shqipërisë.
Pjesë nga debati:
VIDEO ku i thote te urren gjysma e Shqiperise
Gerti: Me thënë të drejtën, Big Brother prej Luizit kam filluar me e pa… prej situatave, ja kuptoja humorin
Olta: Shumë mirë bëre, po mundësinë tënde pse e hodhe në plehra
Gerti: Kur hyra e kisha në mendje që atë vlerësim që kam për Luizin mos t’ja tregoj direkt. Jam munduar të tregohem i ftohte..
Olta: Dhe një fans i devotshëm. Hyre aty për tu bërë stomatolog i famshëm. Tu dha një mundësi e madhe, si ka mundësi. Hidhni fytyrën tuaj në kosh dhe i shkoni pas Luizit
Gerti: Në plehra ke hedh ti që të urren gjysma e Shqipërisë
Olta: S’është fare e vërtetë kjo dhe të gjithë e dinë shumë mirë. Këtu vetëm për protestat e Luizit flitet, por janë bërë edhe për mua “Olta o pasha, ktheu se bëmë shaka”. Okej? Janë bërë protesta për mua.
Gerti: Ku e ke parë këtë në ëndërr? Protesta për ty vetëm me dal prej shpie…
Olta: Ti sheh ëndrra me Luizin. Pse ja dhatë këtij mikrofonin. Ky s’ka folur kur ka qenë në shtëpi do flasë tani. Fikjani mikrofonin. Rri aty si arush, s’di të flasësh. Ke mësuar dy gjëra përmendësh.
Gerti: S’kam dashur ta shpreh pëlqyeshmërinë për Luizin.
Olta: Del nëpër intervista gënjen, është mashtrues. Të gjithë mashtrojnë. Mua më thojë duhet të nxjerrësh Kiarën, erdhe ti të stabilizosh BB, semos na digjej BB. Po ik o Gerti. Ca janë këta kalamaj, hiqjani mikrofonin.