Ditën e djeshme, në aksin Shkodër-Lezhë, konkretisht në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, u regjistrua një aksident. Një mjet tip “Porsche” doli nga rruga dhe për pasojë u plagos shoferja dhe dy pasagjeret, njëra prej të cilave me origjinë nga Ukraina.
Vajzat janë shoferja Rediana Preka 20 vjeçe, pasagjerja shtetasja me iniciale Denada Nikolli 20 vjeçe, të dyja banuese në Malin e Jushit, Vau i Dejës, si dhe shtetasja me iniciale I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë. Vajzat ndodhen në spital, teksa kanë nevojë urgjente për gjak. Aksidenti u ka lënë plagë të rënda në trup, teksa po luftojnë me jetën në spital.
Kushdo që ka mundësi, të ndihmojë sado pak në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të 3 vajzave, nga të cilat bëhet me dije se dy janë zgjuar, teksa tjetra është ende në gjendje kome. Për të gjithë ata që duan të dhurojnë gjak, vajzat ndodhen në spitalin e Traumës, aty ku po marrin mjekimin nga bluzat e bardha.