Ka ndërruar jetë në spital 27-vjeçari Jani Rustemi i cili ndodhej në koma, pasi u arrestua nga policia e Komisariatit Nr.2. më 12 prill të 2023.
I riu që u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve, 5 ditë më pas u dërgua me urgjencë në QSUT pasi shfaqi probleme shëndetësore në Komisariat.
Por në spital gjendja e tij u përkeqësua dhe ai përfundoi në koma.
Pak ditë më parë nëna e tij akuzoi policinë keqtrajtimin e të birit dhe për mungesë informacioni për gjendjen shëndetësore të tij. Ajo tha se djali i saj nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër.