Është shoqëruar në polici shoku i Habib Rexhës, shtetasi Ervis Kurti.
Shoqërimi i tij vjen pasi, Rexha në dëshminë paraprake pas vetëdorëzimit në polici ka treguar se ka qenë me shokun e tij Ervis Kurti ditën kur ka vrarë Arjan Gosën. Ka dyshime se Kurti ka ndimuar Rexhën të arratiset nga vendi i ngjarjes.
31-vjeçari Rexha tha se të dielën ishte duke lëvizur me makinë me shokun e tij kur kanë parë Gosën në një lokal bashkë me babain e tij. Ai ka parkuar makinën diku dhe ka shkuar në këmbë te lokali, ka vrarë Gosën dhe është larguar.
Habib Rexha thotë se pas vrasjes është larguar në drejtim të Durrësit dhe më pas Kukësit me shokun e tij.
Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë.