Ditën e djeshme një qytetar dërgoi një video pranë redaksisë sonë ku ankohej se një polic në Tiranë i kishte vendosur gjobë pa të drejtë.
Sipas qytetarit, polici e kishte gjobitur pasi kishte konstatuar një fëmijë të ulur në sediljen e parë të pasagjerit. Qytetari pretendonte në video se kjo nuk ishte e vërtetë pasi në fakt fëmija gjendej në sediljen e pasme.
VIDEO prove e policit te ndershem
Por pas publikimit të videos së qytetarit, ka reaguar edhe vetë polici i cili ka dërguar si provë një video tjetër të realizuar nga një biznes aty pranë.
Nga video dallohet qartësisht se fëmija ka qenë realisht i ulur në sediljen e parë ashtu siç edhe polici ishte shprehur, duke gjobitur me të drejtë qytetarin.