Gazetarja zbulon provat e Prokurorisë për Fredi Belerin, Vangjel Dule braktis emisionin (VIDEO)

Date:

- Advertisement -

Një debat me gazetaren e kronikës Klodiana Lala, është bërë shkak që Vangjel Dule të braktisë studion e emisionit “Open”, ku dy ishin të ftuar. Lala ka nxjerrë dokumentet dhe provat e pretenduara nga Prokuroria, kundër shtetasit Fredi Beleri.

Dule i cilësoi deklaratat e zonjës Lala, mashtrim skandaloz dhe si përralla fëmijësh.

Sipas tij faktet e cituara nga Lala nuk korrespondojnë me atë që ndodhet në dosje, ndërsa gazetarja ka deklaruar se nuk ka përmendur asgjë që nuk ndodhet në dosje, ndërsa ka kërkuar edhe kërkim falje nga ana e tij për fyerjen.

VIDEO nga emisioni kur largohet

Pjesë nga diskutimi:

Lala: Prokuroria thotë pasi janë dorëzuar paratë është bërë arrestimi. Nëse do ishte për mua nuk Fredi Beleri nuk do të duhej të ishte kandidat

Dule: Nuk do qëndroj asnjë moment më tepër nëse nuk më lejoni të flas, nuk jam këtu për dekor.

Dule: Dëgjoj mendime se dikush nuk duhej të kandidonte se ka dyshime. Të gjithë mund të kenë dyshime për të gjithë.

Lala: Ka qenë i pandehur zoti Dule.

Dule: Faleminderit shumë, vijoni, bisedë të mbarë.

Eni Vasili: Nuk i ka hije një politikani si ju.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...