Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e Laert Haxhiut në Janinë një ditë më parë. 31-vjeçari shqiptar, pjesëmarrës në një organizatë kriminale, u arrestua pas një ndjekje nga policia greke sepse tentoi që t’u ikë forcave të policisë. Në tentativë për tu larguar ai u përplas me 3 makina e më pas mbeti i bllokua
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me arrestimin e Laert Haxhiut në Janinë një ditë më parë.
Sipas mediave greke, oficerët e policisë në Janinë arrestuan një person me rrezikshmëri të lartë pas një ndjekje aventureske si nëpër filma mbrëmjen e së hënës.
Oficerët e policisë së Sigurisë i kanë bërë sinjalizim që të ndalojë një makinë në zonën e Eleuzës së Janinës, por drejtuesi i mjetit nuk u është bindur efektivëve të cilët më pas i janë vënë në ndjekje.
Makina në tentative për të shmangur arrestimin nga policia, ka përplasur tre makina të tjera në rrugën e Vorio-Epirit, ku edhe mbeti i bllokuar. Policia greke thotë se ka arrestuar drejtuesin e makinës dhe 2 persona të tjerë në momentin që BMË X5 përplasur bordurën.
Po sipas mediave greke, nga hetimi i drejtorisë së policisë së Janinës rezultonte se personi që u arrestua ishte Laert Haxhiu, 31 vjeç, i cili kërkohej nga policia shqiptare si pjesë e një grupi kriminal dhe i akuzuar për vrasje e tentativë vrasje në Shqipëri.
Lajm në përditësim nga shqiptarja.com