Nëna e Jetmirës, që dyshohet se u vra nga burri i saj, Besmir Ademi, në Gjermani, ka thënë se vajza e saj tashmë e ndjerë ka qenë e dhunuar në mënyrë fizike dhe psikike vazhdimisht nga ai.
Video ku flet nena e shqiptares se vrare
Ajo ka thënë se burri i saj, Besmir Ademi, pos që ka vrarë Jetmirën, ai ka tentuar t’ia bëjë ketë edhe motrës së Jetmirës.
“Jetmiren, Besmir Ademi e ka vra në duar të motrës së vet, Albesa Beka. Edhe Albesa ka marrë plagë të lehta ama ai ka tentu me mytë edhe Albesën me thikë, ajo i ka plagët edhe i shihen. Ai ia ka marr jetën Jetmirës, por ka dashtë edhe fëmijës tjetër tonë me ia marr jetën. Ajo është e rrehme prej Besmirit me kabëll të televizorit, është e rrehme me çelësa të veturës, është e rrehme e gjume prej nxemje e radiator, ai ia ka qitë thikën në fyt çikës tem edhe e ka kërcënu që nëse i kallëzon familjes që unë përdori dhunë barbare mbi ty, unë ta prej çikën. Kojshia gjerman e kanë thirrë policinë, por kur ka ardhë policia gjermane, Besmir Ademi e ka mbulu çikën tem me qebe edhe fëmijët e vet edhe i ka thanë që nëse del edhe thu që të kam dhunu fizikisht, ka me ta mbyt vëllaun”, ka thënë nëna e Jetmirës.
Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani të shtunën mbrëma.
Një grua 28-vjeçare vdiq si pasojë e dhunës së ushtruar në të në parkingun e një shitoreje në Aachen.
Disa orë më vonë, në Polici u dorëzua 37-vjeçari B.A., bashkëshorti i së ndjerës, që dyshohet se e vrau atë.