Konkurrenca rrëzon Aeroportin e Rinasit: Të gjitha taksitë mund të marrin dhe lënë pasagjerë

Date:

- Advertisement -

Komisioni i Konkurrencës ka vendosur që të lejojë të gjitha taksitë e pajisura me licencë që të marrin pasagjerë nga edhe për në aeroportin e Rinasit.

Para se Komisioni i Konkurrencës të bënte këtë ndryshim, në ambientet e aerportit lejoheshin vetëm taksitë e aeroportit, ndërsa tashmë lejohte çdo mjet taski që ka lejen përkatëse.

Njoftimi i plotë

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 24.05.2023, mori në shqyrtim rastin në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe vendosi lejimin e aksesit pa kushte për të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin taksi nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës si dhe heqjen e tabelës me shkrimin “Ndalohet taksi pa pasagjerë”, e cila ndalon dhënien e këtij shërbimi në shkelje të ligjit nr. 9121/2003.

Nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit të tregut të shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u konstatua se, në zonën e jashtme të mbërritjeve (ose ndryshe zona Kiss&Fly) e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, nëpërmjet një tabele sinjalistike nuk lejohet aksesi që subjekte të tjera të licensuara të ofrojnë shërbimin e taksive për udhëtarë nga aeroporti drejt Tiranës të cilët nuk kanë pasagjerë brenda. Ky akses lejohet vetëm për taksitë e ndërmarrjes Auto Holiday Albania.

Bazuar në nenin 44 të ligjit nr. 9121/2003, referuar sjelljes së ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg, në shkelje të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 987, datë 24.05.2023 vendosi:

I. Marrjen e masës së përkohshme ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, si vijon:

a. Lejimin e aksesit pa kushte për të gjithë ndërmarrjet që ofrojnë shërbimin taksi nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

b. Të heqë tabelën me shkrimin “Ndalohet taksi pa pasagjerë”, e cila ndalon dhënien e këtij shërbimi në shkelje të ligjit nr. 9121/2003.

Në rast të moszbatimit të vendimit për masën e përkohshme të cituar në pikën (I) të këtij vendimi, ndërmarrja Tirana International Airport SHPK ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, germa (b) të ligjit nr. 9121/2003./albeu.com/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...