Një drejtues automjeti u ankua në media ditën e djeshme se ishte gjobitur padrejtësisht nga Policia Rrugore e Tiranës, ku akuzohe se në sediljen e parë të mjetit kishte konstatuar të ulur një fëmijë.
Sipas qytetarit, kjo nuk ishte e vërtetë, por në fakt ai ka mashtruar, pasi pas publikimit të videos nga JOQ ka reaguar edhe vetë efektivi i Rrugores.
Ai ka nxjerrë si provë një video të realizuar nga një biznes aty pranë. Nga pamjet dallohet qartësisht se fëmija ka qenë realisht i ulur në sediljen e parë ashtu siç edhe polici ishte shprehur, duke gjobitur me të drejtë qytetarin.