Artan Hoxha ka debatuar me tone të ashpra, me zëdhënësin e fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli.
Gjatë debatit në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha nuk u përmbajt ndaj Dhulit, duke deklaruar se Beleri nuk duhet te ishte fare kandidat për kryetar bashkie, pasi ka vrarë dy dëshmorë të atdheut dhe ka djegur flamurin shqiptar.
Hoxha zbuloi edhe një fakt tjetër të rëndë, që prokurorët i kanë dorëzuar diplomatëve grekë prova për Belerin, ku janë edhe emrat e skuadrës operacionale që ka kryer aksionin në Himarë, të cilat më pas kanë përfunduar në mediat greke. Sipas Hoxhës, atyre u rrezikohet jeta.
Debati:
Artan Hoxha: Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë! Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje kandidat. Ka dy dëshmorë të atdheut. Mbylle ore gojën, pusho aty! Më lër të mbaroj, po flas unë. Mbylle dhe qepe gojën, nuk të ndërhyra asnjë sekondë!
Skerdjan Dhuli: Mos më bërtit mua, se unë nuk trembem!
Artan Hoxha: Boll të thashë, nuk të ndërhyra, mbylle gojën! Ja kam mbyllur gojën Sali Berishës dhe Edi Ramës, jo më ty.
Skerdjan Dhuli: I kam duart e pastra!
Artan Hoxha: Mbaji të pastra pra mos i bëj pis. Nuk të ndërpreva, pusho!
Prokuroria ka bërë një gafë tjetër. Të trembur dhe të kompleksuar nga diplomatët grekë, kishin dhënë gjithë letrat sekrete diplomatëve grekë. I pashë në mediat greke. E di çfarë pashë? Emrat e skuadrës operacionale të Tiranës. Si mund t’ia japësh këtë një vendi që je në konflikt të hapur? Që kryeministri, ministri i jashtëm, ministri mbrojtjes, kanë ngritur në këmbë nga Uashingtoni në Bruksel.
I bëj thirrje skuadrës që ka kryer këtë operacion, ka bërë detyrën, nëse ka shkelje e nxjerr gjykata. Në rastin konkret kush ja ka dhënë një media në Greqi emrat e skuadrës operacionale? Unë them se ka video, por nuk e nxjerrim, sepse prishen hetimet. Si mund të dalin emrat e skuadrës operacionale kur ata nuk njihen? Atyre u rrezikohet jeta. Nëse i ndodh gjë atij, unë ja kërkoj Edi Ramës dhe Micotaqisit.
Skerdjan Dhuli: Atë dokument e kam edhe unë.
Artan Hoxha: E pra, nuk duhet ta kesh ti. Prokurori ka rrezikuar jetën e një skuadre të tërë.