E rëndë/ Gruaja hidhet nga ura në lumin Vjosë, djemtë e rinj vrapojnë për ta shpëtuar

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Përmetit, ku raportohet se një grua e moshuar është hedhur nga ura në lumin Vjosa.

Ajo ka dashur t’i japë fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Fatmirësisht, ngjarjen e kanë parë disa djem të rinj të cilët kanë vrapuar për ta shpëtuar. Ata janë hedhur gjithashtu në ujërat e lumit Vjosa dhe kanë mundur ta shpëtojnë gruan 75 vjeçare.

Policia thotë se shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Rreth orës 14:15, në hyrje të qytetit të Përmetit, dyshohet se është vetëhedhur në lumin Vjosë, shtetasja F. D., rreth 75 vjeçe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me qytetarët, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kësaj shtetaseje, nga ujërat e lumit.

Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...