Një shtetas serb ka qëlluar ditën e sotme drejt efektivëve të policisë së Kosovës në veri.
Një video e publikuar nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka konfirmuar sulmin me armë të serbit ndaj policisë së Kosovës.
Në pamje shihet një person i veshur me të zeza i cili merr shenjë dhe qëllon me armë drejt efektivëve të policisë Kosovare, ndërkohë që ata po përpiqeshin të rimerrnin godinat e komunave në veri, që do të drejtohen nga shqiptarë.
“Video e kriminelëve #serbë që sulmojnë Policinë e #Kosovës . Kriminelët e #Vuçiqit dhe #Radoiçiqit . Këta janë përfaqësuesit e Vladimir #Putin në Ballkan. A ka rëndësi nëse është pjesë e PMC #Wagner ? Apo ka rëndësi nëse ai vepron si PMC Wagner?”, ka shkruar ai në videon e publikuar në Twitter.