- Advertisement -
Myrto Uzuni nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e radhës për Granadan, në La Liga 2.
Uzuni “tundi rrjetën” në minutën e 42-të, në sfidën ndaj Leganes. Për 27-vjeçarin ky është goli i tij i 23-të me këtë fanellë në këtë edicion, në 38 ndeshje.
Më përpara, Myrto Uzuni ka kontribuar për Ferencvaros në OTP Bank Liga të Hungarisë, ndërsa nuk mund të lihen pa përmendur paraqitjet me Ferencvaros.
- Advertisement -