Vera erdhi, dhe në Tik Tok janë shfaqur të fortët me Jet Ski, të cilët për një video në rrjetet sociale dhe për ca klikime, vënë në rrezik jetë njerëzish të pafajshëm.
Së fundmi, në redaksi ka mbërritur një video ku shihet një i ri, i cili bën manovrime të rrezikshme me Jet Ski dhe më pas pamjet i poston për ‘like’ në Tik Tok.
I riu në video ndodhet në ujërat e Shëngjinit dhe është shumë afër bregut dhe pushuesve që po lahen në det duke u rrezikuar jetën atyre.
Pas kësaj video, mbetet që Policia e Shtetit të marrë masa ndaj të riut në Jet Ski dhe të rrisë sigurinë në plazhet e vendit.
Kujtojmë se një fëmijë rreth 7-vjeç, Jonada Avdia humbi jetën pasi u godit nga një gomone në gusht të vitit të kaluar në plazhin e Potamit në Himarë./JOQ