- Advertisement -
Serbët kanë nisur protestën e tyre në Zveçan, duke tentuar kështu të marrin nën kontroll objektet e komunave.
Siç raportohet, disa serbë kanë kaluar kordonin e parë të KFOR-it dhe askush nuk i ka ndaluar.
Por, kur kanë mbërritur tek hyrja e objektit të komunës së Zveçanit, policia ka hedhur gaz lotsjellës për të ndaluar hyrjen e tyre.
Në veri ndërkaq janë parë forca të shtuara të policisë dhe KFOR-it. /Lajmi.net/
- Advertisement -