Edhe vajza e ministrit shqiptar ankesa për kompaninë “WizzAir”: Hera e 100 që më ndodhin incidente me të

Date:

- Advertisement -

Wizz Air” njihet si një ndër kompanitë ajrore më problematike të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Pasagjerët janë ankuar shpesh herë për mungesë të kushteve në avionet e saj, sjellje problematike të stafit me mungesën e dhënies së informacionit, vonesat e fluturimeve, madje shpesh herë edhe me anulime të fluturimeve.

Pre e problematikave të kompanisë ajrore “Wizz Air” ka rënë edhe Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ajo studion në Spanjë dhe ditën e djeshme do të udhëtonte drejt Barcelonës, por avionit të “Wizz Air” i ishte prishur motori një minutë para nisjes. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Aleksia Peleshi përmes një postimi në InstaStory. Ajo shprehet se është hera e 100 që i ndodhin incidente me kompaninë “Wizz Air”.

“Vetëm WizzAir mund t’i ndodhë t’i “prishet motori” 1 minutë para nisjes. Është hera e 100 që më ndodhin incidente me WizzAir dhe nesër në mëngjes kam provim” – shkruan Aleksia Peleshi. Më pas ajo pyet nëse a bën fluturime direkte për në Barcelonë kompania “Air Albania”.

Më pas, në InstaStory-n e radhës ajo ka publikuar me mesazh dhe rastin e një prej ndjekësve të saj, ku për shkak të problemeve, avioni i kompanisë “Wizz Air” kishte bërë ulje emergjente në qytetin belg Charleroi dhe për shkak se ai kishte expuls në Belgjikë, e kishin shoqëruar në Polici.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...