VIDEO/ “E shoh veten president të klubit”, Alban Hoxha: Jeta ime është e lidhur me Partizanin, e ardhmja…

Date:

- Advertisement -

Portieri veteran i Partizanit, Alban Hoxha, ishte në delir për titullin kampion të fituar me demat. Gardiani legjendar tregoi planet e të ardhmes, i cili u shpreh se ka ende disa vite për të luajtur dhe se gjithashtu shpreson që në të ardhmen të jetë pjesë e stafit të Partizanit.

“Patjetër që të dalësh kampion do të thotë shumë. Nuk është se të ndodh shpesh ta ndjesh këtë lloj kënaqësie. Jeta ime është e lidhur me Partizanin. Nuk është e rëndësishme nëse dal kampion në stol apo në fushë.

VIDEO nga intervista e Hoxhes

Është emocion që vetëm lojtarët arrijnë ta kuptojnë. Do festojmë, pastaj do të shohim për të ardhmen.

S’besoj që do të jetë e fundit. Besoj se i kam dhe ca vite për të luajtur. Mund të jem në çdo gjë i gatshëm. Shpresoj që ta shoh veten dhe si pjesë të stafit në klub.

Janë goxha vite që i kam shijuar. Është pjesë e pandalshme e jetës time.

Pjesë e stafit? President ndoshta (qesh). Nuk e kam menduar.

Me Rexhepin kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer. Zakonisht kur je në një rol ka xhelozira në ekip, por te ne jo. Jemi sjellë sikur kemi vite që luajmë bashkë. Jo vetëm në fushë, por edhe jashtë jemi miq shumë të mirë”, u shpreh Alban Hoxha për “Oversport”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...