“Dorjani i doli para Anxhelos, vesha jelekun e OFL-së”, dëshmia shokuese e Hoxhajt për dy atentatet me Dumanin

Date:

- Advertisement -

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku ka dhënë sqarime të hollësishme të dy atentateve, ku mbetën të vrarë katër persona në qytetin e Durrësit. Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt, si dhe vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia.

Hoxhaj u paraqit në Gjykatën e Posaçme me një fanellë të Real Madridit me mbiemrin e tij të stampuar në shpinë. Ai ka dëshmuar për plot 1 orë e gjysmë, ku i është përgjigjur kureshtjes së prokurorëve dhe avokatëve të Altin Ndocit e Besian Xhixhës.

Hoxhaj ka rrëfyer sesi është njohur me Nuredin Dumanin, teksa zbulon se Dumani i kishte premtuar 60 mijë euro, por ka marrë vetëm 35, pasi pjesën tjetër i ka marre Elio Bitri.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Dumani me premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta me vete, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli.

Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdiajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne, por vinte rrotull.

Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar për planin e vrasjes së Besmir Haxhiajt”, theksoi ai.

Hoxhaj ka dhënë edhe detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Ai shprehet se objektivi ishte Besmiri, teksa për Viktorin kishin një plan në një moment të dytë. Hoxhaj tregon se ka qenë i maskuar me një jelek të OFL-së, të cilin e ka hedhur më pas.

“Objektiv ishte Besmiri, kur u afruam i pamë të dy dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit se qenka me vëllain. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë , por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte për lëvizjet, ndërsa ekzekutimin do e bënim ne.

Alla na priste me makinën. Atë ditë mbaja veshur një jelek të OFL dhe kapele OFL. Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit dhe nisa të qëlloj.

Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam qëlluar me xhama mbyllur, Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan fishekët dhe qëllova sërish për t’u siguruar.

Me Klevis Allën, që ishte shofer i makinës nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë ‘ç’ke që sheh, kthehu para’. Kapelet dhe jelekun i hodhëm rrugës dytësore në Vorë, kur po ktheheshim në Tiranë me Nuredinin”, tha ai.

Hoxha identifikoi në seancë edhe Besian Xhixhën që ndodhej në seancen e se martës duke thënë se e ka njohur në Shëngjin.

“Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyem banesën e Talo Çelos. Talon as se kam takuar, as njohur nga afër. Nuredini më thërriste ‘kusho’, asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, s’e kam takuar as më parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia Dumani më dha 30 mijë euro.

Kur i thash pse kaq pak, më tha ‘kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder’. Gjatë bisedave dëgjova prej tij se donte t’i vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishin qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku mbetën të vrarë vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk”, tha ai.

Nuredin Dumani u thirr në gjykatë, por nuk dha deklarime, për shkak se avokatët kërkuan kohë të njihen me dëshminë e tij, të dhënë me herët pas arrestimit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...