Novak Xhokoviçi e ka mbyllur ndeshjen e parë të Grand Slam-it “French Open” me një mesazh nacionalist kundër Kosovës. Tenisti serb ka shkruar në njërën prej kamerave frazën: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”. Gjithashtu, Xhokoviçi ka vazhduar provokimet edhe në konferencën për shtyp. Ai ia ka bërë të qartë gazetarëve se këtë veprim do e bënte sërish, edhe nëse do ta dinte se do të dënohej.
Por nga ana tjetër, në Francë nuk mendojnë se ekziston një arsye që Xhokoviç të dënohet. “Nuk ka ende një rregull zyrtar për të thënë se çfarë i lejohet një tenisti që të ndajë me publikun dhe çfarë jo. Federata Franceze e Tenisit nuk do të përfshihet në këtë çështje dhe nuk do marrë masa ndëshkuese”, shkruhet nga zyrtarët e turneut. /Sport Ekspres/