Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur dje në Ksamil, ku dy persona që udhëtonin me motor u përplasën më një makinë “kokë më kokë”.
Siç shihet nga pamjet, pasagjeri i motorit çohet menjëherë në këmbë, ndërsa drejtuesi mbetet mbi kofanon e makinës.
Dëshmitarë të ngjarjes thonë për News24 se i riu ka qëndruar rreth 1 orë e 20 minuta në vendin e ngjarjes teksa luftonte me jetën, pasi ambulanca nuk po vinte.
Sipas tyre ambulanca mbërriti vetëm pas 1 ore e 20 minutash dhe ishte pa doktor, por me një kursante. I riu ka marrë dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital prej ditës së djeshme.