Vrasja e shqiptarit në Itali: Pas debatit me bashkatdhetarin ai e masakroi me thikë dhe u arratis

Date:

- Advertisement -

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në Calcinato, në provincën e Breshias, Itali.

Mediat raportojnë se 33-vjeçari Alfonso Kola i njohur nga të gjithë me pseudonimin “Fonzie”u godit me thikë jashtë një lokali nga bashkatdhetari Petrit Goga.

Në prani të dëshmitarëve të shumtë, Petriti, bashkatdhetari i Alfonsos, iu afrua dhe e sulmoi me thikë. 33-vjeçari është rrëzuar përtokë i gjakosur teksa autori ka ikur me vrap. Të pranishmit, të frikësuar i kërkuan pronarit të thërriste menjëherë për ndihmë, sepse “Fonzie” ishte goditur me thikë.

Në vendngjarje brenda pak minutash mbërriti ambulanca që transportoi me urgjencë shqiptarin në spitalin e Breshias. Mjekët iu nënshtruan një operacioni shumë delikat për ta shpëtuar, por shqiptari nuk mundi të mbijetojë pasi plagët që mori ishin shumë të rënda.

Falë gjurmëve të gjetura në thikë dhe ndihmës së dëshmitarëve të pranishëm, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin 52-vjeçar me origjinë shqiptare, Petrit Gega.

Videokamerat, të cilat tashmë janë në duart e hetuesve, tregojnë Alfons Kolën duke biseduar me bashkatdhetarin e tij. Në një kohë të shkurtër, diskutimi agravon dhe shqiptari me pseudonimin “Fonzie” ikën nga Petriti dhe fshihet pas një makine, por shqiptari e gjen dhe e masakron me thikë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...