Granit Xhaka do të rikthehet në Bundesligën gjermane, pas aventurës në Premier Ligë me Arsenalin. Prej ditësh raportohej për një fortë nga Leverkuseni por si duket, për Xhakën ka edhe oferta më të mira se ajo e “aspirinave”.
Bajern Mynih ka hyrë në garë për shërbimet e mesfushorit dhe i ka ofruar një kontratë 3 vjeçare me opsionin rinovimin edhe për një sezon tjetër. Diçka e tillë është raportuar nga mediat në Gjermani e Zvicër dhe mesa duket, Xhaka do të jetë pjesë e bavarezëve.
Granit Xhaka e njeh kampionatin gjerman për shkak se ka luajtur me Gladbahun për 4 sezone, para se të transferohej te Arsenali në vitin 2016. Ditët në vijim, Xhaka do të vendosë për të ardhmen e tij dhe mesa duket vera do të jetë e nxehtë për të.
PANORAMASPORT.AL