Një studente 21-vjeçare greke ka humbur jetën pasi është përplasur me makinë nga një shtetas shqiptar.
Ky i fundit akuzohet se tërhoqi zvarrë me makinë studenten 21-vjeçare Emmanuela Kariorakis dhe e la të mbuluar me gjak në asfalt nëntorin e kaluar, në qendër të Selanikut.
27-vjeçari me origjinë shqiptare ishte pa patentë në momentin që shkaktoi aksidentin tragjik në rrugët e Selanikut.
Akuzat që rëndojnë ndaj shqiptarit janë:
a) drejtimi i automjetit në mënyrë të rrezikshme ka sjellë si pasojë vdekjen,
b) largimi nga vendi i aksidentit që ka rezultuar me vdekje
c) drejtimi i automjetit pa leje drejtimi, dhe me shpejtësi të lartë në një zonë të populluar me qarkullim të shpeshtë të këmbësorëve dhe automjeteve,
d) largimin nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasojat
Ekspertët kanë zbuluar se në momentin e aksidentit tragjik shqiptari ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi 104,12 km/h, shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë, (50 km/orë si zonë banimi).