Familjarët e Ervis Martinajt i drejtohen Gjykatës së Lartë: Pasuritë i kemi me burime të ligjshme ku kërkojnë zhbllokimin e pasurive të sekuestruara më herët me urdhër të SPAK. Mësohet se ata i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me një rekurs. Ata kërkojnë heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni.
Gjykata e Posaçme vendosi në muajin shkurt sekuestro mbi 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se gjashtë muajsh. Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe llogari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.
Martinaj u shpall në kërkim nga policia në maj 2022, pasi u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, si organizator dhe porositës i vrasjes së Indrit Dokles, por edhe si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
(BalkanWeb)