Xhanluixhi Bufon do të luajë sërish në Serinë B sezonin e ardhshëm. Parma u eliminua mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinale të “play off”-it. Vendasit barazuan 0-0 kundër Kaljarit, por këta të fundit fituan ndeshjen e parë me shifrat 3-2 dhe prenë biletën për në finale, ku do të përballen me Barin. Bufoni e ndoqi ndeshjen nga pankina, por kjo nuk i zbehu aspak emocionet për portierin italian.
Edhe pse në moshën 45-vjeçare, ish-gardiani i Juventusit e përjeton futbollin me po të njëjtin pasion si në ditët kur sapo kishte nisur karrierën. Bufoni ka shpërthyer në lot pas eliminimit, duke treguar se sa shumë do të thoshte për legjendën e Italisë kjo ndeshje./Sport Ekspres/