Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri, Liridon Mulaj e Alban Ajdini suksesin historik me Lausanne-Ouchy e festojnë me flamur kombëtar dhe flamur të Kosovës.
Lausanne-Ouchy për herë të parë do të garojë në Superligën e Zvicrës në futboll. Katërshja shqiptare përbën bazën e skuadrës.
Lusanne mposhti 4 me 2 ekipin e Sionit në një ndeshje tejet interesante dhe me rezultat të përgjithshëm 6 me 2.
Madje gola në këtë takim shënuan edhe lojtarët shqiptarë, si Liridon Mulaj (2) dhe Alban Ajdini./Lajmi.net/