Kampioni i Botës Lionel Messi po lë Evropën, pasi ka rënë dakord për një marrëveshje me klubin e MLS në SHBA, Inter Miami.
Këtë e ka konfirmuar dhe gazetari mjaft i besuar, Fabricio Romano. Kontrata e Messit me PSG skadoi pas sezonit 2022-2023 duke i dhënë fund udhëtimit të tij “aventuresk” në kryeqytetin francez. 35-vjeçari shënoi 11 gola në në sezonin 2021-2022 në Ligue 1 dhe Champions League.
Në maj të 2023, ai u pezullua për dy javë nga klubi francez, pasi bëri një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite, për të cilin kërkoi ndjesë më pas. Messi do të largohet përfundimisht nga Evropa këtë muaj, duke i “thyer” zemrën disi dhe fansave të Barcelonës të cilët shpresonin një rikthim të mundshëm të legjendës së tyre.
Ylli argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në dhjetor të 2022 me kombëtaren e tij, tani ka shprehur dëshirën për luajtur në SHBA, me mundësinë që ish-shokët e skuadrës në Barcelonë t’i bashkohen në Florida.
Inter Miami e sheh Messin si një transferim afatshkurtër, por MLS thotë se ardhja e një legjende të futbollit do ketë një efekt afatgjatë në rezultatin përfundimtar. Nuk është bërë akoma e ditur se sa Lionel Messi do të përfitojë nga kjo kontratë, e sa sezone do të jetë pjesë e ekipit të David Beckam.