Shtimi i “bizneseve” online duket se ka shtuar edhe abuzimin e mashtrimin me qytetarët.
Rastet e qytetarëve të mashtruar nga këto faqe “biznesesh” sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë.
Një vajzë ka denoncuar në redaksinë tonë mashtrimin që një “biznes” online i ka bërë në lidhje me produktin që ajo kishte porositur.
Vajza thotë se te faqja në Instagram është interesuar për një palë syze, por ofertë ka qenë edhe një parfum.
Pasi ka bërë porosinë për të blerë syzet me paketim dhe parfumin ofertë, vajza thotë se porosia i ka ardhur e paplotë.
Ajo thotë se te porosia mungonte parfumi dhe kuponi tatimor për blerjen e kryer. Pasi është interesuar te faqja në Instagram për këtë problem, ata në fillim i kanë thënë se ky është një gabim, por më pas kanë ndryshuar mendim dhe fjalë.
Kur vajza i ka kërkuar llogari “biznesit” në fjalë për këtë mashtrim që i kanë bërë, ajo thotë se e kanë ofenduar dhe tallur.
Vajza kërkon që qytetarët e tjerë të jenē të kujdesshëm ndaj këtyre bizneseve që mashtrojnë dhe tallen me klientët dhe me paratë e tyre.
Denoncimi i vajzës:
Pershendetje joq albania doja te denoncoja nje rast te nje mashtrimi dhe talljeje nga faqet online me klientet. Vec te ju besoj zgjidhet. Pervec faktit qe ka qen nje pal syze dhe nje parfum as kupon tatimor nuk ka dhe minimalja mos te tallen se per nje qytetar kto jan rroga e 4dit pune dhe pakoja sesht ajo qe me ka cu foto por kjo
Kontaktoj me nje faqe online per blerjen e 1pap syzeve dhe pyes per cmimet sa kushtonin dhe a ishin me paketim dhe me than cmimin 69€ si ofert e dites ku kishe te perfshir dhe nje parfum theksoj faktin qe me kishin derguar mesazhe me oferta 1pal syze + 1parfum dhe her te tjera vazhdoj me porosin kur me ka mberit pakoja pervec faktit qe sishte e njejta cilesi kishte munges te produkteve qe kisha porosit qe ishte nje parfum si dhe munges e kuponit tatimor
E kontaktoj faqen per problemin dhe nuk me kthen pergjigje fillimisht pasi i rishkruaj me thot esht ber nje gabim do jua dergojm me pas i ben unsend mesazhit dhe me thot ke mar kartonin ne vend te parfumit dhe thot se kartoni kushton kosto tjeter gje qe mua ket gje nuk ma kan then dhe kur kam ber porosi e shkoni konfirmimin qe me ka ber dyqani ku thot 1parfum +1pal syze gje qe e shihni dhe te sv se per cfar kemi ren dakort dhe me pas i kerkoj llogari per mashtrimin dhe ka vazhdu dukme me ofenduar e duke u tallur
Shum faleminderit nese e publikoni qe mos te bien pre dhe qytetar te tjer nga kto lloj ofertash ne instagram nga faqe me ‘’brende’’. Ju lutem anonim!/JOQ