Turistët në resortin egjiptian të Hurghadës janë tmerruar pasi kanë parë një burrë që po hahej i gjallë nga një peshkaqen vetëm disa metra larg një plazhi të mbushur me njerëz.
Sipas mediave ruse ngjarja ka ndodhur në plazhin e hotelit Dream Beach dhe viktima ishte një shtetas rus 23-vjeç. Autoritetet ruse thanë se viktima Vladimir Popov kishte disa muaj që jetonte në Egjipt.
Në media dhe rrjetet sociale janë publikuar pamjet e tmerrshme që tregojnë rusin duke luftuar me peshkaqenin përpara se ai ta shqyejë për vdekje.
Sipas raportimeve të mediave ruse, babai i viktimës ishte në plazh dhe ka parë në momentin e sulmit deri sa peshkaqeni e tërhoqi plotësisht nën ujë të riun.
Një grua e identifikuar në mediat ruse si e dashura e Popov thuhet se arriti të largohej me not dhe të shpëtonte.
Turistëve që vizitojnë resortin thuhet se tani u është ndaluar hyrja në ujë dhe ata që dëshmuan incidentin e tmerrshëm ishin në gjendje shoku. Peshkaqeni vrasës më vonë u kap dhe u vra.