Një turist rus ka vdekur teksa ishte me pushime në Egjipt, pasi u sulmua brutalisht nga një peshkaqen tigër.
Momenti kur kafsha ka ngrënë 23-vjeçarin është xhiruar, njësoj siç është xhiruar dhe momenti kur peshkaqeni tigër u kap përmes rrjetave.
VIDEO nga momenti kur e nxjerrin peshkaqenin
Peshkaqeni iu dorëzuar autoriteteve egjiptiane për të bërë të gjitha kontrollet e mundshme.
Shtetasi rus kishte notuar në ujërat jashtë resortit të tij, kur peshkaqeni e sulmoi. Pavarësisht se i riu u përpoq të largohej me not, ai nuk mundi dot ti mbijetonte kafshimeve të peshkaqenit tigër.
Sulmi detyroi autoritetet egjiptiane të mbyllnin një shtrirje 74 kilometrash të vijës bregdetare deri të dielën.