E trishtë, 18-vjeçari shqiptar shkoi të flinte në Itali, por nuk u zgjua më!

Date:

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen Reçi në Pistoia, Itali. Djali i familjes, Danieli vetëm 18 vjeç, ndërroi jetë në gjumë në shtratin e tij. Djaloshi humbi jetë mëngjesin e së mërkurës, ditë kur nëna shkoi për ta zgjuar nga gjumi, por vërejti se Danieli nuk merrte më frymë dhe zemra i kishte pushuar së rrahuri.

Pas kësaj, nëna e tronditur lajmëroi mjeket dhe policinë. Tashmë trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Danieli, bashkë me familjen kishte shkuar në Itali për të jetuar një jetë më të mirë.

Danieli ishte vetëm 17-vjeç kur mbërriti në Itali dhe ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve. Djali atje vazhdonte disa kurse për gjuhën italiane si dhe merrej me kurse për arte marciale pasi ishte fans i sportit taekwondo.

Danieli prej Dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël, teksa mësohet se muajt e fundit ai po kërkonte një punë për veten e tij dhe të ishte i pavarur ekonomikisht.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...