Interi ka zhvilluar sot në Stamboll stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luajë finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Mançester SItit. Një stërvitje që zakonisht shërben për pak gjëra, pasi trajnerët e kanë në mendje formacionin që kanë planifikuar.
Por futbollistët zikaltër nuk janë kursyer ndaj njëri-tjetrit, teksa ka pasur edhe një përplasje mes Dimarko dhe Gosens. Gjatë ndeshjes brenda grupit, Gosens i bëri një ndërhyrje të ashpër Dimarkos pranë portës.
Stafi teknik që luante rolin e gjyqtarëve, nuk sinjalizoi penallti duke acaruar edhe më shumë italianin i cili protestoi fillimisht ndaj tyre, e më pas iu kthye gjermanit për ndërhyrjen e ashpër, pasi mund ta kishte dëmtuar vetëm 24 orë para fillimit të ndeshjes.
Megjithatë, ndeshja rifilloi dhe lojtarët u sqaruan “në ecje e sipër” me njëri-tjetrin, duke mbyllur shpejt debatin mes tyre, pa lejuar që situata të tensionohej më shumë.
PANORAMASPORT.AL