Europa mban sot frymën, Manchester City dhe Inter luajnë finalen e madhe të Stambollit

Date:

- Advertisement -

Nëse ka një ndeshje, e cila arrin kulmin e futbollit evropian dhe botëror, është finalja e Champions League. Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, Manchester City dhe Inter sfidojnë njëra-tjetrën për kupën “veshllapushe”, aq lakmuar nga të dyja ekipet.

Interi vjen në finale pas 13 vitesh nga triumfi i fundit, ndërsa City nuk vjen si një ish-fitues i këtij trofeu, por si skuadra më e mirë në botë. Çdo parashikim shkon në anën e ekipit të Guardiolës për faktin e thjeshtë se përballë Interit ata janë favoritë absolutë.

Megjithatë, siç e deklaroi edhe në deklaratën e djeshme për mediat, trajneri i anglezëve u mundua të qëndronte me këmbë në tokë dhe të mos binte pre e gazetarëve italianë, që donin t’i reflektonin supermacinë ndaj Interit.

Nëse i krahasojmë me shifra, vlera e Manchester Cityt është 1.05 miliardë euro, thuajse dyfishi i Interit, që sipas “Transfermarkt”, kushton 534 milionë euro. Bastet flasin te gjithë në favor të anglezëve, që shkojnë në këtë ndeshje me një koeficient 1.4 kundrejt 7 të triumfit të Interit.

Gjyqtar i sfidës është ai i finales së Botërorit, polaku Szymon Marciniak, që aktualisht është më i miri në botë, së bashku me Orsaton, i cili nuk gjykon dot sot për çështje interesash. Kapaciteti i stadiumit “Ataturk” është 74,753 dhe do të jetë tërësisht i mbushur.

Sa i përket formacioneve, asnjëra prej ekipeve nuk ka reklamuar dëmtime dhe do të zbresin në fushë me më të mirët. Përballja më e fortë sa i përket emrave është ajo mes Haaland dhe Lautaros. Norvegjezi ka thyer çdo rekord në Premier League në këtë sezon, ndërsa argjentinasi kërkon Championsin, si aperitiv pas Botërorit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...