Jo të gjithë e kanë marrë me sportivitet disfatën e Interit në finalen e Uefa Champions League, e zhvilluar ne Stamboll.
Ka nga ata qe festojnë për mënyrë se si e interpretoi skuadra ndeshjen, por ka edhe nga ata që thyejnë televizorin nga inati siç është rasti i këtij shqiptari, pasi dyshohet qe kishte luajtur 50 mije euro per fitoren e Interit.
Mançester Siti ka fituar Ligën e Kampioneve për edicionin 2022-2023 duke mundur në finale me shifrat 1-0 Interin. Skuadra e Guardiolës ia doli kësisoj të siguronte trofeun që ndiqte prej shumë kohësh, duke plotësuar tripletën e famshme pasi kjo shoqëron titullin kampion dhe Kupën FA.
Në një ndeshje ku kishte emocione dhe ku zikaltrit “prishën” makinerinë thuajse perfekte te Guardiolës, rastet munguan në pjesën e parë. Diferencën e bëri goli i vetëm i shënuar nga Rodri në pjesën e dytë të ndeshjes. Zikaltrit goditën traversën e më pas Lukaku shpërdoroi disa mundësi të mira për barazimin.
Në fund ai gol rezultoi vendimtar për t’i dhënë “qytetarëve” trofeun e shumëkërkuar, në tentativën e dytë në finale për këtë klub brenda tre vitesh.