Vdekja e 20-vjeçarit në Itali, shqiptari vrau veten teksa luante ‘ruletë ruse’

Date:

- Advertisement -

Në orët e para të mëngjesit të 3 qershorit, në Ponte dell’Olio të Italisë në banesën e tij u gjet i plagosur një shqiptar. Ky i fundit 20 vjeç i identifikuar si Enriko Aliaj jetonte së bashku me prindërit dhe motrën e vëllain.

Ndërkohë pas ngjarjes, janë zbardhur rezultatet e autopsisë dhe të ekspertizës së armës në lidhje me vrasjen e shqiptarit. Mësohet se ka qenë Enriko ai i cili shkrepi armën nga dora e tij gjatë lojës ‘Roulette Ruse’.

Vëllai i tij i cili fillimisht u akuza si autor, është liruar, teksa pritet që trupi i viktimës të mbërrijë në Shqipëri pasi varrimi do të kryhet në Has. Pas ngjarjes, në shtëpinë ku ndodhi vrasja përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve.

Nëna e 20-vjeçarit, u shpreh se dy djemtë dhe shoku i tyre po luanin me pistoletë me mulli.

“Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë. Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shokun, më pas Enriku i ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë. U dëgjua krisma, ra djali përtokë.”– tha nëna e 20-vjeçarit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...