Detaje të reja nga aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Sherif Metushi.
Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz të Lushnjës, 28-vjeçari, Sherif Metushi po udhëtonte me motor, ndërsa u përplas përball me një furgon që drejtohej nga një 32-vjecar i cili po transportonte punëtorët për në një pike grumbullimi.
Përplasja ka qenë e fortë çka solli vdekjen e menjëhershme të 28-vjeçarit. Policia e Lushnjës ka ndaluar drejtuesin e furgonit Arben Shehin 32-vjeç që dyshohet se ishte shkaktari i ngjarjes tragjike si dhe ka marrë në pyetje punëtorët që ishin brenda mjetit .