Ish-kandidatja për deputete kërkon 2800 euro për dëshminë e gjuhës gjermane, si e bënte lidhjen sekserja

Date:

- Advertisement -

Kërkon 2.800 euro për të dhënë dëshmi të gjuhës gjermane, ish kandidatja për deputete e LSI në Durrës, Rexhina Leka.

Provimi merret në Gjermani pasi ajo është e lidhur me dikë atje që paraqitet për të dhënë provimin në vend të të interesuarit. Pra kundrejt 2800 eurove i interesuari nuk hyn në provim por në vend të tij dikush tjetër.

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një seksereje që operon kryesisht në qytetin e Durrësit, zonë në të cilën ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Fiksi solli me zë dhe figurë znj.Rexhina Leka e cila i premton bashkëpunëtores së Fiksit dëshminë e gjuhës gjermane kundrejt 2 mijë e 800 eurove.

Rexhina i thotë bashkëpunëtores se paratë do hidhen në bankë dhe pse kjo gjë që ajo po bën është e jashtëligjshme, madje ajo në takim e dytë vjen e frikësuar, pasi me mesazhe bashkëpunëtores së Fiksit i thotë mos je dikush që po me regjistron.

Fiksi solli 2 takime mes sekseres dhe bashkëpunëtores së emisionit investigative, biseda në të cilat Rexhina shprehet se provimi merret në Gjermani, në provim nuk hyn vetë individi por do hyjë dikush tjetër për të. Këtë gjë ajo tregon se e bën prej 7 vitesh, vetëm shatorin e kaluar kanë marrë dëshminë në këtë mënyrë 100 persona.

Në përballjen me gazetarët e Fiksit Rexhina qan, ajo thotë ka patur persona që në nëtor nuk e morën dëshminë, mua më mashtruan në Gjermani dhe unë mashtrova personat që më paguan.

“E di që është mashtrim” thotë ajo.

Por në shtator sipas saj e kanë marrë provimin të gjithë, duke pranuar edhe para gazetarëve që ka bërë rolin e sekseres, pasi i ka çuar para për individët e interesuar një djali në Gjermani dhe ai fuste njerëzit në provim.

Rexhina tregon se për personat që nuk e kanë marrë provimin po përpiqet të kthejë paratë duke pranuar se deri në këto momente ka bërë diçka të jashtëligjshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...